Dy të arrestuar në Vërmicë për keqpërdorim të kartelave bankare

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë nën dyshimin se kanë kryer veprat “lëshim i çeqeve pa mbulesë” dhe “keqpërdorim i kartelave bankare”.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, të hënën në këtë pikë kufitare janë arrestuar një shqiptar dhe një serb që dyshohet se kishin përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme.

Atyre u janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i policisë:

PKK Vërmicë 06.05.2019-15:00. Me 06.05.2019 nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shqiptar dhe tjetri serb të cilët duke keqpërdorur kartela bankare kanë përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme. Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona celularë, kurse me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lajmet e Fundit