4.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Dy vjet burg prizrenasit që ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që i akuzuari T.TH. të dënohet me dy vjet burgim, nën akuzën për ngacmim seksual ndaj një 12-vjeçareje. Sipas njoftimit, më 20 dhe 25 tetor të 2021-tës, i akuzuari e kishte ngacmuar 12-vjeçaren në aspektin verbal të natyrës seksuale.

“Me datë 20 tetor në orët e mesditës derisa i akuzuari ishte me biçikletë i afrohet të dëmtuarës e cila ishte e vetme duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi dhe e ngacmon me fjalë, po ashtu me datë 25 tetor në orët e mesditës derisa e dëmtuara ishte e vetme i akuzuari i del para, i bën me vetulla dhe i qeshet në fytyrë, e dëmtuara e frikësuar kërkon një telefon, e në atë moment i akuzuari e dëgjon dhe ik nga aty”, thuhet në njoftimin e Themelores.

Me këto veprime, sipas Themelores së Prizrenit, i akuzuari i ka cenuar dinjitetin 12-vjeçares “dhe ka krijuar mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues”.

Më Shumë

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Dy të dyshuar kanosin zyrtarët policorë në Suharekë

Dy persona kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në qytetin e Suharekës. Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ “Me vendim të...

Lajmet e Fundit