7.4 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

E konfirmon: Do të diskutojmë edhe një herë me Vetëvendosjen

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se Kryesia në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të diskutohej edhe një herë ndarja e pushtetit me Vetëvendosjen.

Ai tha se LDK është pajtuar me numrin e drejtorive, por jo edhe me drejtoritë e përcaktuar nga Vetëvendosje.

“LDK kërkon që oferta të ndryshohet. Drejtoria e Bujqësisë kërkojmë që të udhëhiqet nga LDK , ndërsa të gjenden forma të tjera për Drejtorinë e Shëndetësisë, e cila na është ofruar përveç Drejtorisë së Urbanizmit dhe asaj të Mirëqenies Sociale”, tha Avdyli, raporton tvprizreni.

Avdyli, tha se para ditës së hënë pritet të zyrtarizohet koalicioni me VV-në./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si...

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Lajmet e Fundit