8.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

E mashtruan duke e fejuar, 29-vjeçarja përfundon si prostitutë

Arrestohen dy persona Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë rekrutuar nëpërmjet fejesës një 29-vjeçare, që më pas përfundoi prostitutë në Itali.

Në pranga u vunë shtetasit F. D., 62 vjeç dhe E. M., 40 vjeç të dy nga Berati. “Këta shtetas në bashkupunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një 29 – vjeçare.

Në shtetin Italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali”, sqaron policia. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Mashtrimi” në bazë të një urdhëri të lëshuar në datën 26 shtator. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”./oranews

Më Shumë

Drini i Bardhë përballet sot me Flamurtarin në Prishtinë

Drini i Bardhë zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku përballet në transfertë me Flamurtari. Takimi do të luhet në...

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt...

Lajmet e Fundit