10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Prizren: Filigrani, në shërbim të turizmit dhe ruajtjes së zejeve të moçme

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Drejtoria e Turizmit dhe e Zhvillimit Ekonomik të enjten ka bërë hapjen e punëtorisë së filigranit, duke e konsideruar atë artizanat të vlefshëm të qytetit. Përmes kësaj punëtorie, gjeneratat e reja do ta kenë mundësinë që të trajnohen dhe të mësojnë sekretet e zanatit nga mjeshtërit me përvojë të filigranit.

“Zanati i filigranit është arti më i njohur i qytetit tonë në botë, ngase në të kaluarën këto stoli të punuara prej duarve të mjeshtërve tanë janë shitur në të gjitha qytetet mesdhetare”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Menaxheri i grupit të mjeshtërve të vjetër të filigranit, Faik Bamja, ka falënderuar Haskukën edhe zyrtarët e Zyrës së BE-së në Kosovë për mbështetje.

Sipas historianit Abib Ahmeti, të dhënat e para për argjendarët e këtij qyteti ndeshen në shekullin XIII. Mirëpo shënime më të strukturuara, sipas tij, hasen në shekullin XVI, meqë në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit bëhet e ditur se kjo zeje në Prizren në vitin 1591 ushtrohej nga katër zejtarë të krishterë dhe një mysliman.

“Shkallën më të lartë të zhvillimit të saj argjendaria e arriti në shekullin e XIX. Sipas të dhënave të konsullit francez në Shkodër, E. Vit, në Prizren më 1866 kishte 47 punishte të veçanta të argjendarisë. Përveç këtyre kishte edhe 15 punishte, në të cilat zbukuroheshin armët dhe 7 të tjera në të cilat zbukuroheshin ekskluzivisht gërshërët dhe thikat”, ka shkruar Ahmeti në librin e tij “Theranda-Prizreni ndër shekuj”

Më Shumë

Parashikimi i motit, temperaturat maksimale arrijnë deri 25 gradë Celsius

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.   Sipas Meteo Kosova, era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat...

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Lajmet e Fundit