“E pashë unë i pari…” – Plas sherri për femra në plazh, dy vëllezërit nga Kosova zihen me grushta me vëllezërit në Shëngjin

Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në Lezhë.

Dy vëllezër nga Kosova të identifikuar si Ç.Z dhe Q.Z, 23 dhe 21 vjeç janë zënë me vëllezërit nga Shëngjini, të identifikuar si A.J dhe A.J, të dy 24 vjeç.

Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ditën e djeshme, ata kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta për shkak të femrave në plazh. Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjithçka nisi nga debati: “E pashë unë i pari…”

Si pasojë, të katërt anë marrë dëmtime të lehta  dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Lajmet e Fundit