20.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

E vërteta për masakrën serbe në ‘Tusuz’ të Prizrenit

Nga Zafir Berisha 

(Në kujtimë të 21 vjetorit të veprimit gjenocidalë serbë mbi shqiptarët në Tusuz-Prizren)

Tusuzi (Lagjeja e Trimave) si lagje dihet se para dhe gjatë gjithë luftës ka dhënë kontribut shumë të çmuar për çlirimin e Kosovës dhe ishte istikam i pathyeshëm i rezistencës kombëtare dhe baza e organizimit ilegal dhe celulave të para të UÇK-së të udhehequr nga mësuesi tash Heroi Xhevat Berisha.

Kjo lagje dha shumë dëshmorë të kombit dhe luftëtarë të pushkës e të pathyeshëm ndaj kërcënimeve të armikut serb.

Prandaj barbaria serbe, ashtu edhe si herëve tjera, pas çdo humbje që i pësonte në përleshje me forcat e UÇK-së, ashtu siç vepruan kudo në Kosovë edhe në Tusuz e përdorën të njëjtin skenar të krimeve u hakmorën në popullatën civile, që u gjendën nëpër shtëpitë e tyre në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Masakra ndodhi më 26 maj 1999. Në fillim forcat serbe e rrethuan këtë lagje e pastaj i ekzekutuan të gjithë ata që i gjetën nëpër shtëpitë e tyre, pra gra, pleq e plaka e fëmijë. Në mesin e të masakruarve kishte edhe persona me të meta fizike, pra thjesht në këtë masakër, nuk u kursye asgjë shqiptare, e cila mjerisht u arrit edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve, të cilët i ndihmuan armikut edhe në djegien e 250 shtëpive të kësaj lagjeje, kuptohet të selektuara.

Të vrarët në masakrën e Tusuzit janë: Neki Gashi, Hesat Xhemshiti, Bejam Xhemshiti, Rafet Abdylmexhiti, Sami Abdylmexhiti, Shefik Abdylmexhiti, Behar Abdylmexhiti, Mirsat Osmani, Hyrmet Sylejmani, Bislim Çengaj, Selvinaze Çengaj, Salih Elshani, Ymer Thaqi, Avdi Berisha, Refki Berisha, Hajrim Arifi, Sani Bajrami, Selim Berisha, Feim Berisha, Xhemajli Poniku, Halil Poniku, Fazile Maqkaj, Njazi Muja, Rexhep Maqkaj, Fadil Ramadani, dhe dy të vrarë tjerë një javë përpara në lagjen Bylbyldere: Enes Muharremi dhe Fatmir Muharremi.

Edhe përkundër masakrës që e bënë forcat e armiku serb mbi qytetarët e pafajshëm shqiptarë në lagjen Tusuz, ne luftën e vazhduam me taktikën tani më të luftës guerile të ushtruar dhe të praktikuar konformë pozitës gjeografike që e kishte tereni dhe aksionet tona asnjëherë nuk u ndërprenë deri me 12 qershor 1999 ku përfundimishtë Prizreni dhe Kosova filloj të frymaj lirishtë dhe forcat e UÇK-së me ndihmën e Aleancën e Nato-s marshuan kudo në Kosovë!
Lavdia ju takon gjuthë atyre që u flijuan për Kosovë!
Zafa

Më Shumë

Malishevë/ Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF

Një person është dërguar pa shenja jete në QKMF në Malishevë, ndërsa rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, raporton PrizrenPress Me vendim...

19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 279  raste të reja me koronavirus.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria...

Rahovec, arrestohet e më pas lirohet personi që po kultivonte kanabis

Në Rahovec, të mërkurën, është arrestuar një person pasi në një aneks të garazhës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara...

117 të vdekur brenda një jave në Kosovë

Brenda një jave janë shënuar 117 viktima nga Covid-19. Numri i rasteve të vdekjes është shtuar kohëve të fundit, si pasojë e Coronavirusit. Vetëm për një...

Rrahen mes vete babai dhe dy djemtë në Malishevë

Tre persona janë arrestuar në Malishevë, gjatë mbrëmjes të së martës rreth orës 21:25, pasi që të njëjtit dyshohen se janë rrahur mes vete,...

Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares

Mëngjesin e sotëm, ka ardhur një lajm i hidhur për sportin e në veçanti për futbollin shqiptar. Koronavirusi ka fituar betejën me fizioterapistin e Kombëtares...

22 vjet nga themelimi i TMK-së

Sot bëhen 22 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i...

Hajdari: Deri më 23 shtator presim të vaksinohen plotësisht punëtorët e Komunës së Prizrenit

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunës, nga sot duhet të posedojnë certifikatën...

Ura në Bubël të Malishevës afër përfundimit

Në shumësinë e projekteve që janë duke shkuar drejt përfundimit, është edhe ura në fshatin Bubël të Komunës së Malishevës. Drjetori i Drejtorisë së Urbanizmit,...

Dy vite pa dramaturgun rom, Nexhip Menekshe

Sot u bënë dy vite nga vdekja e dramaturgut dhe aktorit të komunitetit rom, Nexhip Menekshe. Ai la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike....

Thaqi i reagon LDK-së në Prizren: Mielli është donacion i pranuar nga “Jetimat e Ballkanit”

Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Islam Thaqi, ka demantuar LDK-në rreth shpërndarjes së miellit në fshatin Skorobisht. Sipas tij, mielli nuk është...

Haskuka në hapje të fushatës: Do ta fitojmë Prizrenin pa balotazh

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur i...

78 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 78 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për...

The Sun: Tirana, vendi më i lirë për t’i kaluar pushimet

Gazeta britanike, “The Sun”, ka shkruar një artikull për vendet më të lira për pushime në Evropë, ku Tirana renditet e para në listë. “Tirana,...

Në një bankomat në Prizren deponohen 100 euro false

Në një bankomat në Prizren janë deponuar 100 euro false, raporton PrizrenPress Sipas Policisë, një zyrtar i bankës ka njoftuar se se gjatë numërimit të...

Andin Hoti largohet nga PDK’ja

Kryetari i delegacionit të Kosovës në bisedime për çështje e personave të zhdukur, Andin Hoti i cili në mandatin e kaluar ishte pjesë Partisë...

Lajmet e Fundit