8.8 C
Prizren
E martë, 7 Janar, 2025

“EC Ma Ndryshe”: Trotuarët e bllokuar, shqetësim i madh për prizrenasit

hajrullah cekuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” sot prezantoi rezultatet e hulumtimit të fundit mbi perceptimet e qytetarëve për urbanizmin në qytetin e Prizrenit. Ky është anketimi i tretë me mostër të gjerë në qytetin e Prizrenit brenda dy viteve, që ka për qëllim konstatimin e shqetësimeve kryesore dhe matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve të Prizrenit rreth urbanizmit. Hulumtimi është pjesë e metodologjisë së projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…”, i cili nga janari i vitit 2013 i përkthen nevojat e qytetarëve të Prizrenit në plane të zbatueshme urbane të komunës. Anketa ishte e ndarë në dy pjesë, me popullatën e përgjithshme ku kanë marrë pjesë 300 respondentë (55% të gjinisë femërore dhe 45% të gjinisë mashkullore) dhe me organizata e grupe të komunitetit ku janë zhvilluar 100 intervista.

“Rezultatet e hulumtimit tregojnë që afro gjysma e qytetarëve të Prizrenit nuk kanë njohuri nëse komuna ka plane urbane. Shqetësuese është edhe e gjetura tjetër se rreth 60% e qytetarëve nuk janë të informuar se ata kanë të drejtë të marrin pjesë në hartimin e planeve urbane dhe rregulloreve komunale. Një e gjetur që konfirmohet për të tretën herë rradhazi nga viti i kaluar është përqindja skajshmërisht e ulët e qytetarëve që kanë marrë pjesë në diskutimet publike që janë organizuar nga Komuna. Vetëm 11% e qytetarëve kanë deklaruar se janë ftuar nga komuna në debate publike, derisa afro 20% e tyre thonë të jenë ftuar nga shoqëria civile (OJQ-të)”, tha Hajrulla Çeku, drejtor ekzekutiv
OJQ “EC Ma Ndryshe”

Sipas tij, sikurse në vitin 2013 edhe sivjet hulumtimi nxjerr në pah se shqetësimi kryesor i qytetarëve të Prizrenit është bllokimi i trotuarëve, që paraqet cenim të së drejtës për lëvizje të lirë.

“Në listën e shqetësimeve, përveç bllokimit të trotuarëve me përqindje të lartë qëndrojnë dhe ndërtimet pa leje dhe mungesa e hapësirave të gjelbëra. Dy shqetësimet kryesore të të moshuarve të qytetit janë mungesa e vendtakimeve për pensionistë dhe bllokimi i trotuarëve me makina, derisa për gratë e qytetit përveç bllokimit të trotuarëve, shqetësim i lartë mbetet siguria në rrugë”.

Sipas hulumtimit niveli më i lartë i kënaqshmërisë së qytetarëve është me transportin publik, kanalizimin dhe ndriçimin publik, ndërsa ata janë më së paku të kënaqur me mirëmbajtjen e trotuarëve, ndërtimet pa leje dhe qarkullimin për personat me nevoja të veçanta.

“Hulumtimi ka shikuar edhe përceptimet e organizatave kulturore dhe mjedisore në Prizren dhe ka konstatuar se pesë shqetësimet kryesore të këtyre grupeve janë: ndotja e mjedisit, shkatërrimi i Qendrës Historike, mungesa e planit për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor, bllokimi i trotuarëve dhe mungesa e hapësirave kulturore”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë

Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës po shkelen, duke u mohuar atyre të drejtën për të marrë...

Limaj: Rinia e Suharekës është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bashkëbiseduar sot me të rinjtë e Suharekës për rolin e rinisë, jo vetëm në këto zgjedhje, por...

Lajmet e Fundit