18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Edona Kryeziu ngre dy shqetësime për qytetarët e Rahovecit, laboratorin biokimik dhe mirëmbajtjen e rrugëve

Asamblistja e LDK-së në Komunën e Rahovecit, Edona Kryeziu, në seancën e së mërkurës të Kuvendit Komunal, ka ngritur si shqetësim dy çështje që i adresohen qeverisjes lokale, njëra për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe tjetra Drejtorin e Shërbimeve Publike.

Ajo ka thënë se ka dy pyetje për këto dy drejtori, udhëheqësit e saj.

“Drejtoresh a jeni në dijeni se dyjave e keni jashtë shërbimit aparatin e Biokimisë. Ju këtu për t’ua lehtësuar jetën e qytetarëve dhe jo për t’ua vështirësuar. Qytetarët e komunës së Rahovecit janë të detyruar që shërbimet laboratorike t’i kryejnë jashtë komunës së tyre ose në laboratore private, kur dihet se kostoja e tyre është shumë e lartë, në të shumtën e rasteve edhe e papërballueshme”, ka thënë Kryeziu.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Ajo ka shtuar se në stinën e dimrit numri i pacientëve është gjithmonë më i madh dhe qytetarët nuk mund t’i kryejnë as shërbimet më të vogla përbrenda komunës.

Ndërkaq sa i përket pyetjes tjetër, Kryeziu ka thënë se mirëmbajtja e rrugëve në qytet dhe fshatra nuk është e mirë.

“Për drejtorin e Shërbimeve Publike. Edhe pse komuna, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka të kontaktuar kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve, nga terreni shohim se nuk po respektohet kjo kontratë dhe si pasojë e kësaj rrugët në qytet, lagje dhe fshatra nuk po mirëmbahen sipas kontratës”, ka thënë asamblistja Kryeziu.

Në këtë çështje ka përmendur fshatin Xërxë, që sipas saj, rrugët janë bërë të pakalueshme.

“Është një kërkesë emergjente e fshatit ku pothuajse shumica e rrugëve kanë nevojë për ndërhyrje”, ka deklaruar Kryeziu.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Përfundon ndërtimi i fushës sportive në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Planejë

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, ka vizituar sot fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të...

Lajmet e Fundit