Renditja e FIFA-s: Bie Shqipëria, Kosova arrin pikën historike

FIFA ka bërë përditësimin më të fundit të renditjeve të ekipeve kombëtare në bazë të performancës së tyre në pushimin ndërkombëtar të nëntorit. Shqipëria ka ecuri negative në renditje (vendi 62), ndërsa Kosova ka arritur vendin historik (vendi 101).

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë zbritur nga vendi i 59, në renditjen e 28 tetorit, në të 62-in, në renditjen e 30 nëntorit.

Në krahun tjetër, Kosova është ngjitur duke përparuar nga vendi i 105 në të 101-in. Kjo është renditja më e mirë historike e “Dardanëve” në FIFA.

Rënia e Shqipërisë vjen si pasojë e dy barazimeve, 1-1 me Moldavinë dhe 0-0 me Ishujt Faroe. Ndërsa, Kosova fitoi 1-0 me Izraelin, barazoi 1-1 me Zvicrën dhe humbi 0-1 nga Bjellorusia.

Përsa i përketë vendeve të para në renditjen e FIFA-s, Argjentina vijon kryesimin, e ndjekur nga Franca. Anglia ka marrë vendin e tretë, ndërsa Belgjika është ngjitur në të katërtin.

Brazili ka rënë në vendin e pestë. Holanda është ngjitur në vendin e gjashtë. Portugalia ka rënë në vendin e shtatë. Spanja, Italia dhe Kroacia ruajnë pozicionet e tyre nga vendi i tetë, nëntë dhe 10-të.

Gjermania, vendi pritës i Euro 2024, ka qëndruar në vendin e 16 në renditjen e përgjithshme.

Përveç Kroacisë, nga kombetarët ballkanike më lartë se kuqezinjtë janë Serbia (34), Turqia (37), Rumania (43), Greqia (47) dhe Sllovenia (54).

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit