3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ekspozitë në Beograd, për masakrën e Bogujevcëve

Ekspozite-masakra e BogujevceveEkspozita për masakrën që forcat serbe kanë bërë më 1999 në Podujevë, e titulluar “Historia vizuale e Bogujevcëve”, e Saranda dhe Jehona Bogujevcit, do të hapet më 18 dhjetor në galerinë “Podroom” të Qendrës Kulturore të Beogradit.

Autorët e kësaj ekspozite rindërtuarën ngjarjet e marsit 1999, kur pjesëtarët e njësisë paraushtarake serbe Skorpion gjuajnë në grupin e 19 shqiptarëve në Podujevë, duke vrarë 14 prej tyre, shkruan Danas, transmeton Telegrafi. Jehona dhe Saranda atëherë ishin 11 dhe 13 vjeçe.

Ekspozita multimediale paraqet përkushtimin e artistëve nga Kosova që kanë përjetuar njërën nga masakrat më të tmerrshme në Ballkan, të kryer nga forcat serbe. Ekspozita, që është konceptuar si një homazh për të gjitha viktimat e pafajshme të luftës dhe dëshmi se e vërteta dhe drejtësia mundin të keqen, është produksion i fondit Heartefakt.

Andrej Nosov, kryetar i Fondit, tha se ekspozita është e rëndësishme jo vetëm për nxitjen e kulturës së kujtimit të luftës në Kosovë, por mbi të gjitha është homazh për viktimat e kësaj lufte dhe të tjerave në ish-Jugosllave. Sipas tij, Kosova dhe Serbia sot krijojnë raporte të reja, por në anën tjetër janë shumë çështje të pazgjidhura nga e kaluara.

“Është me rëndësi për të përcjellë rrëfimin për familjen Bogujevci, në qendër të Beogradit. Për ne kjo është një mënyrë për të hapur hapësirën për debat publik në lidhje me të kaluarën dhe përgjegjësitë që ne i kemi si qytetarë. Për më tepër, me këtë ekspozitë ftojmë institucionet dhe zyrtarët të marrin përgjegjësinë për krimet që janë bërë jo vetëm në Podujevë, por edhe në të gjitha vendet e tjera. Ende kemi një numër të madh të të zhdukurve, ndaj është e rëndësishme për të bërë presion mbi institucionet që përgjegjësit për krime të vihen para drejtësisë”, thekson Nosov.

Mia David, drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Beogradit, shpjegon se kultura është më e rëndësishmja për një vend, sepse “kështu ndërtohet identiteti kombëtar, dhe se çfarë është strategjia kulturore varet se çfarë shteti dhe njerëz duam të jemi”.

“Detyra kryesore e kulturës është të shtrojë pyetje, të shoh gjërat nga kënde të ndryshme dhe të hetojë. Gjithçka. Prandaj, kjo ekspozitë ndodhë në Qendrën Kulturore të Beogradit. Është fakt se ne vazhdimisht kemi ndjenjën se nuk është momenti. Dhe kurrë nuk do të jetë, përderisa nuk bisedojmë e nuk dëgjojmë. Sepse, secili qytetar ka të drejtë ta njohë palën tjetër. Ndërsa, e vërteta në këtë rast nuk diskutohet. Është bërë krim ndaj familjes shqiptare në Kosovë. Krimi është kryer nga një njeri me emër e mbiemër”, tha ajo.

Premiera botërore e ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Kosovës, më 2011, ishte e suksesshme dhe ka përjetuar kritika pozitive në gjithë vendin. Më 2012 ajo ishte e pranishme po ashtu në Tiranë.

Më Shumë

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Dragashi, Alevi Rakipi

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës Alevi Rakipi. Njoftimi u bë në rrjetet sociale nga familjarët. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin...

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të...

Lajmet e Fundit