Ekuacionet politike të akademikut të kimisë!

Daci-lddPas shkëlqimit politik që Nexhat Daci ka pasur në vitet e pasluftës me librezë të LDK-së, “ekuacionet” e tij politike të mëvonshme dolën se janë rezultate jo të mira për një akademik të kimisë!

Nuk ka qenë pjesë udhëheqëse e politikës së LDK-së, por është bërë njeriu i dytë në pushtet falë afërsisë së tij me kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugovën. Daci hyri në jetën politike e institucionale të LDK-së jo si aktivist, por si kuadër i lartë i përzgjedhur nga Rugova. Përzgjedhja e tij si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet e para lokale, do ta bëjë emrin e tij të njohur në opinion edhe si politikan, shkruan Bota Sot.

Nga viti 2001 deri në vitin 2006, ai mori besimin e presidentit Rugova për të udhëhequr me shumë përgjegjësi postin e institucionit më të lartë në vend, atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Duke mos qenë asnjëherë anëtar i Kryesisë së LDK-së, apo i ndonjë grupimi brenda partisë, vdekjen e presidentit Rugova Daci do ta përjetonte më së rëndi.

“Kolegët” e tij do ta shkarkonin Dacin nga pozita e kryetarit, për ta vënë në ulësen e tij një personalitet tjetër nga radhët e LDK-së, Kolë Berishën. Beteja për poste të larta e ndau edhe partinë në dysh./BS/

Më Shumë

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit