5.3 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Ende nuk ka të dyshuar si përgjegjës për vdekjen e fëmijës në Prizren

Autoritetet e drejtësisë në Kosovë ende nuk kanë asnjë të dyshuar si përgjegjës për vdekjen e një vajze tre vjeçare pas shembjes së murit të një shtëpie të vjetër të hënën në Prizren.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, i ka thënë Insajderit se aktualisht vetëm është duke vazhduar mbledhja e provave.

“Nuk jam i autorizuar, në polici janë duke punuar edhe duke mbledhur prova hetuesit janë duke mbledhur provat jemi duke bërë hetime” ka thënë Hoxha për Insajderin.

Por, të martën, Prokurori Hoxha, duke paralajmëruar hetimet e prokurorisë lidhur me këtë rast, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe elemente penale dhe të neglizhencës së institucioneve në këtë rast.

“Të shohim, ne duhet gjurmuar një herë. Nëse dikush nuk është kujdes për ato shtëpi, për mirëmbajtjen e tyre se ne e kuptojmë zonën historike por nuk e kuptojmë edhe mu rrënuar e mi zënë qytetarët”, kishte thënë ai.

Të hënën rreth orës 15:30, një fëmijë tre vjeçar humbi jetën pasi një mur i një shtëpie të vjetër u shemb duke lënduar edhe dy anëtarë të tjerë të familjes.

Sipas Policisë, shembja e murit ka ndodhur pas reshjeve të shiut dhe se në gjendje të rëndë janë edhe nëna me fëmijë tjetër, 10 vjeçar.

Ngjarja tragjike ka nxitur Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prizrenit që të fajësojnë njëra tjetrën si përgjegjëse për atë zonë.

Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, ka thënë se ministria ka insistuar që ajo zonë ku ka edhe shtëpi të tjera të vjetra duhet të ruhet, porse sipas saj, ata kanë dërguar kërkesë nga Komuna e Prizrenit që të ndërmarrë masa për të siguruar ambientin.

Kryeprokurori Hoxha ka thënë se në këtë rast ka elemente të neglizhencës. “Ka diçka, me siguri do të ketë diçka. Sigurisht që ne do të marrim ndonjë veprim”, ka thënë ai.

Shtëpia e vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, një mur i së cilës u shemb sot gjatë ditës, ku një fëmijë 3-vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa nëna e saj dhe tjetri fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka qenë në listën e shtëpive në të cilat Komuna e Prizrenit thotë se ka pasur në plan të intervenoj duke mënjanuar rrezikun nga shembja.

Komuna e Prizrenit ka një muaj që ka hapur tenderin për intervenim në këto shtëpi, por si pasojë e vonesave burokratike të tenderimi është vonuar./Insajderi.com

Më Shumë

Bashkimi dënohet për sjellje të papranueshme të disa tifozëve: 3 ndeshje pa shikues në tribunën qëndrore dhe mbi 3 mijë euro gjobë

KB Bashkimi është dënuar me 3,200 euro gjobë dhe 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore, pas sjelljes së papranueshme të...

Ylli fiton përballjen ndaj prishtinasve në kryeqytet

Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet në kuadër të javës së 15-të të ProCredit Superligës me rezultat 94:82 (26:14, 17:30,...

Lajmet e Fundit