8.9 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Endet

Skender Berisha

Endet era jote sa gjatë e patretur
kënd më kënd qytetit paska mbetur
eja ti pas saj se vetëm kam mbetur
se nuk ka si ndërron kjo gjendje vetëm

endet hir i dashur i ëmbël nëpër fletë
edhe kur janë edhe kur ikin kumritë
përditë lulet e mbetura i kam ujitur
pakëz mallë mos ka mbetur i patretur

endet me poshtelarta uji i Bistricës
pres freskun e radhës te dyqani Palucës
e vjen dielli na ngjesh vapë edhe shkon
ndër ethe të reja mbrëmja më prapton

endet nata e mbush skutat i errëson
sheshaz dritat zbulojnë bukuritë e reja
shushatem te kroi që i ligjëron sheshit
veç një zhurmë e paqtë pipëlinë te veshi

/Skender Berisha/

Më Shumë

Jeronimo Sarin emërohet trajner i Yllit

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit, Jeronimo Sarin, i cili vetëm para pak ditësh është larguar nga posti i...

Ftohtë edhe sot, temperaturat në minus

Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të...

Lajmet e Fundit