8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Episodi me Zidane, Materazzi: I thashë këto fjalë, për fat nuk reagova

Finalja e Botërorit Gjermani 2006 nuk harrohet kurrë. Italia dhe Franca zhvilluan një betejë mes tyre dhe në fund festuan të kaltrit pas goditjeve të penalltive. Zinedine Zidane po zhvillonte ndeshjen e fundit të karrierës, të cilën e prishi me një gjest negative.

Ish-mesfushori i madh francez nuk u përmbajt pas provokimit të Marco Materazzit, një mbrojtës i fortë dhe kurrë fair-play. Zidane e goditi me kokë në gjoks italianin, doli me të kuqe dhe i “dorëzoi” trofeun e madh kundërshtarëve.

Shkoi kështu, i thashë: ‘Nuk e dua fanellën tënde, preferoj mamanë ose motrën tënde’. Nuk ma merrte mendja se do të shkonte puna deri ku shkoi. Për fat nuk reagova, duke e njohur veten do të kisha reaguar dhe do të dilja edhe unë me të kuqe”, deklaron Materazzi në një bisedë në rrjetet sociale me Fabio Cannavaro. 46-vjeçari vazhdon të flasë për atë episod.

“Nuk jam takuar kurrë me të. Dua ta komplimentoj për atë që ka arritur si trajner. Në një ndeshje hipotetike mes Francës dhe Italisë nuk do të luaja. Maksimumi mund të bëja rolin e trajnerit, përndryshe do të bëhej gjaku lumë”.

“Festa me kapelën me flamurin e Italisë? Ia vodha një tifozi. Nuk kisha përgatitur asgjë për bestytni. E dija që duhet të luanim finale dhe të fitonim, kaq mjaftonte. Futbolli i sotëm? Është shumë më i shpejtë. Mendoj se vetëm Ronaldo fenomeni do të arrinte të luante sot, askush tjetër”, përfundon Materazzi.

Më Shumë

LDK-ja mban tubime sot në Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë, Abdixhiku shpalos programin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ketë tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe në Prishtinë në degën 3. LDK njofton  se Abdixhiku...

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Bresanë të Dragashit

Punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në fshatin Bresanë vazhduan edhe gjatë fundjavës, në kuadër të angazhimeve të Komunës së Dragashit për përmirësimin...

Lajmet e Fundit