16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Eposi i Kreshnikëve në 7 vëllime, poezi dhe prozë

Eposi i Kreshnikeve-shkodraZhvillohet Konferenca Shkencore me temë “Gjendja e eposit në pesë vende ballkanike” me pjesëmarrjen e 70 studiuesve nga Ballkani, Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika.

Shqipëria dhe Kosova rikthejnë dhe një herë vëmendjen te Eposi i Kreshnikëve. Një Konferencë Ndërkombëtare do të zhvillohet më 8 foto per eposin e kreshnikevegusht në Prishtinë nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qendra Albanologjike e Tiranës. Vetëm një vit më parë projekti për të aplikuar në UNESCO me dosjen e Eposit të Kreshnikëve ishte kthyer në një “mollë sherri” mes ministrive të dy vendeve, meqenëse nisma fillimisht kishte qenë e Kosovës. Por siç duket përplasjet janë sheshuar dhe tashmë dy institucionet albanologjike po bashkëpunojnë për të organizuar një konferencë shkencore me temë “Gjendja e eposit në pesë vendet ballkanike, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi”.

Tezat e studiuesve do të ketë një rëndësi të madhe për studimet në fushën e eposit të kreshnikëve në gjithë Ballkanin, posaçërisht për eposin shqiptar. Këngët dhe tregimet në prozë, të mbledhura në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, do të jenë objekt kryesor i shqyrtimit, por do të trajtohen edhe probleme të tjera të epikës gojore. Sipas organizatorit të kësaj konference prof. Dr. Zymer Neziri, ndonëse deri më sot janë shënuar rreth gjysmë milioni vargje të këngëve e të motërzimeve, për mbledhësit e Eposit të Kreshnikëve, sidomos në qendrat e mëdha studimore në Tiranë e në Prishtinë vatrat e gjalla të këtij lloji të rrallë të këngëve ende paraqesin interes të veçantë. “Kjo u dë­­sh­m­ua gjatë realizimit të projektit “Gjendja e tashme e Eposit të Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: Shqipëri, Ko­so­vë, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi” një projekt që është realizuar në periudhën kohore 2012-2014, kur nga ekipi E5 me bashkëpunëtorët e jashtëm u evi­de­ntuan dhe u mblodhën deri më tash rreth 7 vëllime, poezi dhe prozë”, – ka thënë Neziri, shkruan Mapo.

Një diskutim të veçantë do të zërë dhe eposi shqiptar. Tezat për diskutim për eposin shqiptar do të jenë zanafilla, autoktonia, funksioni etnik sipas simboleve mitologjike-përrallore; temat dhe motivet e konfliktit shqiptar-sllav; pastaj vlerat autentike të eposit etj; “Muji dhe Halili-sinonim i qëndresës kufitare; konteksti ballkanik: përkime dhe ndikime të ndërsjella me epikat gojore kroate, boshnjake, serbe, maqedonase, bullgare, greke; këngëtarët dygjuhësorë (bilingualë); teoria e Perry-Lordit, si një nga bazat për studimin e eposit; interpretimi i këngëve epike. Përgjithësisht në qendër të diskutimeve do të jetë gjendja e këngëve të kreshnikëve për gjithë rajonin e Ballkanit.

Konferenca do të fokusohet në historikun, gjendjen dhe zhvillimet e tjera që kanë të bëjnë me këngëve kreshnike. Edhe sot në trevat shqiptare janë trashëguar këngët e kreshnikëve. Siç bëhet e ditur në këtë konferencë, pritet të marrin pjesë 70 studiues që merren me eposin ballkanik, por edhe studiues të njohur të shkencës së albanologjisë. Ata vijnë nga qendrat studimore të Ballkanit, si dhe studiues nga Evropa, Amerika, Azia, Afrika, ku pjesëmarrës do të jenë edhe emra të njohur si Minna Skafte Jensen (Danimarkë), Karl Reichl (Gjermani), Robert Elsie (Kanada), Kazihuko Jamamoto (Japoni), Nicola Scaldaferri (Itali), Mirsad Kuniq (Bosnjë) etj.

Studiuesi Neziri është iniciues i projektit për përgatitjen e dosjes që “Eposi i Kreshnikëve” të futet në mbrojtje nga UNESCO. Për këtë ishte krijuar një komision i përbashkët në mënyrë që ky projekt të ishte një iniciativë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë. Por dy vendet punuan paralelisht dhe kjo u bë shkak edhe i përplasjeve mes Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë. Asokohe Neziraj kërkoi të ndalej projekti, duke “akuzuar” njërin nga anëtarët e komisionit të përbashkët të projektit, akademikun Vasil Toles se po punonte në mënyrë të pavarur me një projekt paralel. Projekti i përbashkët për përgatitjen e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për në UNESCO dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve, ndaj dy vendet iniciuan një vit më parë një tjetër projekt- Konferencën Ndërkombëtare “Eposi i Kreshnikëve në pesë vende të Ballkanit: gjendja e sotme”.

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit