4.9 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Erdogan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, është zotuar se do të rindërtojë rajonin jugor të vendit të tij, të goditur muajin e kaluar nga tërmete të fuqishme që morën jetën e 46 mijë e 104 personave.

“Sot, derisa lëmë pas javën e katërt nga tërmetet, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha presidenti Erdo?an pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Mbi 13.5 milionë njerëz u prekën nga tërmetet në këto provinca turke, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriperëndimore.

“Qëllimi ynë është që në dy muajt e ardhshëm të fillojmë ndërtimin e 244 mijë ndërtesave dhe 75 mijë shtëpive të fshatit”, tha presidenti turk, duke shtuar se ndërtimi i 22 mijë prej tyre tashmë ka filluar.

Ai theksoi se brenda një viti gjithsej 488 mijë shtëpi të reja do të ndërtohen për viktimat e fatkeqësive në zonat e goditura nga tërmeti.

Erdogan gjithashtu tha se 100 mijë kontejnerë do të vendosen brenda dy muajve në rajon për 500 mijë viktima të tërmetit që të jetojnë në kushte më të mira.

 

Më Shumë

Kryetari Totaj priti delegacionin e KfW-së, diskutohet për projekte të ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave

Kryetari I Prizrenit Shaqir  Totaj ka pritur delegacionin e KfW-së, diskutohet për projekte të ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave Gjatë takimit u diskutua...

Bashkimi synon rikthimin pas humbjes, përballet me Rahovecin 029

ProCredit Superliga e basketbollit po hy në xhiron e nëntë dhe sfida ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit 029 pritet të jetë një nga më interesante. Pas...

Lajmet e Fundit