-1.6 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Erdogan vuri gurthemelin për fabrikën e parë të automjeteve vendase turke

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, vuri sot gurthemelin për fabrikën e parë të automjeteve vendase turke, raporton Anadolu Agency.

“Planifikojmë që të përfundojmë fabrikën në 18 muaj dhe të nxjerrim automjetin tonë të parë nga linja e prodhimit në tremujorin e fundit të vitit 2022”, tha presidenti Erdo?an në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit në provincën Bursa.

Në këtë fabrikë do të vendosen qendrat e para vendase të projektimit, dizajnimit dhe prodhimit të automjeteve vendase në Turqi.

Më herët gjatë vitit, Gürcan Karaka?, shefi ekzekutiv i Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), tha se fabrika do të fillojë prodhimin masiv në vitin 2022 me një kapacitet vjetor prej 175 mijë njësi.

Në muajin qershor të vitit 2018, pesë gjigantë të industrisë turke, respektivisht Anadolu Group, BMC, Kok Group, Turkcell dhe Zorlu Holding, si dhe organizata ombrellë Unioni i Odave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë, bashkuan fuqitë për të krijuar nismën TOGG.

TOGG deri në vitin 2030 do të prodhojë pesë modele të ndryshme, respektivisht SUV, Sedan, C-hatchback, B-SUV dhe B-MPV, si dhe do të zotërojë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale të tyre.

Fabrika do të ketë 4.323 të punësuar, përfshirë 300 punëtorë të kualifikuar.

Platforma e automobilave elektrike e TOGG-it, e krijuar nga inxhinierët për pesë modelet e automobilit, do të jetë origjinale dhe e patentuar. Platforma do të sigurojë një stukturë për efikasitet maksimal, rehati, qëndrueshmëri dhe siguri.

Automjeti vendas po ashtu do të mbështetet nga qeveria turke me zbritje të taksave dhe stimujve.

Më Shumë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale bore. Reshje më të shpeshta dhe më intensive priten...

Kurti prezanton punën para qytetarëve të Prizrenit

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Shëndetësisë,...

Lajmet e Fundit