12.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Erkam Hoxha talenti që po shkëlqen në Austri

Futbollisti nga Kosova Erkam Hoxha, është talenti i radhës që po zhvillon karrierë në shtetin e Austrisë.

15 vjeçari që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë është pjesë e akademisë së klubit Ried dhe zhvillon paraqitje të rregullta për ekipin U-16.

Hoxha po ashtu ka qenë i ftuar edhe në grumbullimet e kombëtares së Shqipërisë për grumposhat nën 17 vjet.

Teksa performancat e tij këtë sezon me Ried, kanë tërhequr vëmendjen e shumë akademive, në Gjermani dhe Austri si dhe në shtetet tjera.

Erkam Hoxha si futbollist hapat e parë i morri në Kosovë te shkolla e futbollit “Albionët”e më pas ishte pjesë edhe e FC Passau në Gjermani, para se ti bashkohet ekipit ku edhe aktualisht luan FC Ried.

Më Shumë

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit