22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Fundoset anija në Japoni, humbin jetën 10 persona

Një anije është përmbytur së fundmi në Japoni ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona dhe 16 të tjerë janë të zhdukur.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se një zëdhënës i rojës bregdetare japoneze ka konfirmuar lajmin për vdekjen e 10 personave dhe se vijojnë kërkimet për të zhdukurit.

Anija “Kazu I” ishte nisur të shtunën në mëngjes me 24 pasagjerë, duke përfshirë dy fëmijë, dhe një ekuipazh prej dy anëtarësh për një turne në një pjesë të Gadishullit Siretoko, një zonë e mbrojtur natyrore në pjesën verilindore të ishullit Hokkaido.

Ekuipazhi kishte dërguar një sinjal alarmi në orën 13: 13 me orën lokale, duke paralajmëruar se anija po përmbytej dhe kishte filluar të fundosej, pasi ishte anuar 30 gradë.

Porti ka mbërritur në zonë pas tre orësh kërkimesh intensive, të cilat kanë vazhduar që prej asaj kohe dhe në të cilat janë përfshirë policia, ushtria dhe peshkatarët e zonës, ndërsa janë zhvilluar mjete ajrore./abcnews.al

Më Shumë

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Lajmet e Fundit