19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Erling Haaland vendos rekorde të reja në Champions League

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland ka thyer dy rekorde të reja të golave në Champions League, pasi shënoi në fitoren 3-2 të së martës kundër Leipzig në “Etihad Stadium”.

Haaland u emërua në një formacionin fillestar për skuadrën e Pep Guardiola-s, të cilit iu desh të paktën një barazim për të siguruar vendin e parë në Grupin G pasi ishte kualifikuar tashmë në 16-shen e fundit së bashku me Leipzig.

“Qytetarët” nuk ishin në maksimumin e tyre në pjesën e pare. Megjithatë, ata u rikthyen në pjesën e dytë pasi në të parën e gjeten veten në disavantazhin e dy golave, falë dopietës nga Lois Openda.

City realizoi me Haaland, Phil Foden dhe Julian Alvarez për të siguruar tri pikët dhe të vuloste vendin e parë në grup.

Haaland, fituesi i Këpucës së Artë të sezonit të kaluar në Champions League, ka shënuar tashmë pesë gola në po aq ndeshje të fazës së grupeve këtë sezon, me goditjen e tij të fundit duke vendosur dy rekorde të reja në kompeticion.

Në të vërtetë, norvegjezi tani ka rritur numrin e golave të tij në Champions League në 40 pas vetëm 35 ndeshjesh, duke u bërë lojtari më i shpejtë që ka arritur këtë pikë.

Haaland ka eklipsuar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Ruud van Nistelrooy, i cili shënoi 40 gola në Champions League në 45 paraqitje me PSV Eindhoven dhe Manchester United.

Në moshën 23 dhe 130 ditë, Haaland është bërë gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar 40 gola në Champions League, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain (23 vjeç e 317 ditë).

Arritjet e fundit të Haaland vijnë vetëm tre ditë pasi ai u bë lojtari më i shpejtë në historinë e Premier League për të shënuar 50 gola kur gjeti rrjetën në barazimin 1-1 me Liverpool-in.

Numri “9” i Man City tani ka shënuar 19 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa ai gjithashtu ka rritur numrin e tij të përgjithshëm për “Qytetarët” në 71 gola në 73 paraqitje që nga bashkimi me klubin në verën e 2022.

Haaland do të kërkojë të shënojë edhe një herë emrin e tij në listën e golashënuesve kur Man City të luajë ndaj Tottenham në Premier League të dielën.Albanian Post

Më Shumë

Shkolla në Gexhë të Rahovecit, gati për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në përurimin e renovimit të plotë të hapësirave të brendshme të ShFMU “Skënder Kastrati”,...

Shorti i basketbollit, derbi i zjarrtë Bashkimi-Trepça luhet që në xhiron e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2024-25 në Superliga Meshkujt. Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija...

Lajmet e Fundit