Ermal Meta fiton në Sanremo. Prekëse se kujt ia dedikon çmimin

Pasi rrezikoi të përjashtohej duke e akuzuar për plagjiaturë, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro arritën të fitojnë çmimin e parë në Sanremo me këngën ‘Non mi avete fatto niente’.

Mes emocioneve të mëdha, këngëtari shqiptari nuk i fsheu kurrsesi emocionet e skenës së madhe, që tani do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion që do të mbahet në Portugali.

“Është një emocion i papëshkrueshëm. Çmimin iu kushtoj shtëpisë time diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”- tha Meta, shkruan ‘Ansa’. Ndërkohë këngëtari italiane Farbizio Moro tha se këngën ia dedikonte djalit të tij, që e ndiqte nga salla.

Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro ‘Non mi avete fatto niente’ është kënga më e shkarkuar në iTunes dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platformat e tjera, ndërsa hashtagu ’#IostconMetaMoro’ është më i klikuari në Twitter këtë javë. Aplikacioni Shazam identifikon Ermal Metën dhe Fabrizio Moro si artistët më të kërkuar të javës dhe agjencitë e basteve kishin vënë kuotat më të ulëta për dy këngëtarët.

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit