Escobar në konferencë me Kurtin: Është e rëndësishme të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë krize

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti, Escobar-i e ka theksuar rëndësinë që Kosova të rreshtohet me vlerat evorpiane në këtë kohë krize.

Escobar-i gjithashtu ka thënë se është e rëndësishme të vazhdohet mbështetja amerikane për Kosovën, për pavarsinë e saj, sovranitetin e sigurinë.

Është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Diskutuam për çështjen e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane, për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë e vendit tuaj”, tha ai.

“Është e rëndësishme që të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize”, theksoi Escobar-i.

Tutje, amerikani ka theksuar se ShBA-ja e mbështet Kosovën në të gjitha aspiratat e saj euro-atlantike.

“Pata dëshirë të ritheksoj sërish se ShBA-ja e mbështet Kosovën në të gjitha aspiratat e saj euro-atlantike dhe do t’i shohim mundësitë ta kemi një partneritet me Kosovën, në mënyrë që ta mundësojmë një gjë të tillë“, shtoi ai.

Konferenca ndërmjet Kurtit e Escobar-it ishte jashtëzakonisht e shkurtër. Nuk dihet nëse në takimin prapa kamerave janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme.

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit