Familja e Elvis Pistës thotë se po i injoron Kryeministri Hashim Thaçi

Elvis Pista-ThaciJanë bërë më shuam se dy muaj nga vrasja e politikanit Elvis Pista, por autorët e vrasjes së tij nuk janë gjendur ende. Bile deri tash nuk ka as të intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, pos që janë intervistuar mbi 40 dëshmitarë

Por, dështimi i deritanishëm i Prokurorisë së Shtetit për familjen e Pistës bëhet edhe më i rëndë nga injorimi që po i bëjnë kësaj familje pjesa politike, sidomos shefat e PDK’së, parti me të cilën hyri në garë për deputet Elvis Pista.Janë bërë mbi tri javë që kur kjo familje i shkroi një letër Kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, si dhe zëvendësit të tij të parë, Kadri veselit, por të dy as që kanë marrë mundin që t’ia kthejnë letrën familjes.

Beatrisë Pista, motra e Elvis Pistës, në një prononcim për Express e ka konfirmuar këtë.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga personat që u kem shkruar letër. Për neve ky është një injorim”, thotë Beatrisa për Express.

Elvis Pista ishte vrarë afro tre muaj më parë në qytetin tij të lindjes, në Rahovec, duke dalë nga një aheng ku festoi ditëlindjen e gruas së tij që pret të lind fëmijën e tyre. Vrasja ishte kryer nga afër me armë me zhurmë-mbytës dhe autori i krimit kishte ikur në drejtim të panjohur.

Prokuroria deri tash nuk ka as të dyshuar e as motiv mbi të cilin mund të jetë kryer ky krim.

Më Shumë

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Lajmet e Fundit