19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Familjarët e të pagjeturve, të premten shkojnë në Rashkë

Rashka-gjenocidi serbFamiljarë dhe anëtarë të komisionit për të pagjeturit janë paraqitur sot para mediave. Të parët kanë bërë të ditur se të premten do të shkojnë në Rashkë të Serbisë për të parë nga afër se deri ku është arritur me punimet, ndërkaq të dytët apelojnë tek mediat për kujdes në raportime, në mënyrë që të mos sjellin huti tek familjarët.

Familjarët e të pagjeturve, të premten do të shkojnë edhe një herë në Rashkë të Serbisë për të parë nga afër se deri ku kanë shkuar punimet. Kështu deklaruan anëtarë të komisionit për të pagjeturit. Ata kërkuan nga mediat që të kenë kujdes në raportim dhe të mos përsëritet rasti i javës së kaluar kur u raportua kinse për një varrezë masive në një fshat të Gjakovës, pa u konfirmuar paraprakisht nga ekspertët, sepse të tilla informacione të paverifikuara ndikojnë keq te familjarët.

“Na jemi për transparencë mirëpo familjarët goditen nga lajme të tilla sepse ajo shpellë në Gjakovë mund të ketë eshtra qe nuk janë me origjinë njerëzore d.m.th tek kur ta japin informatën ekspertët ne mund të japim informacionin”, tha Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për të zhdukurit, transmeton RTK.

Në anën tjetër, përfaqësues të familjarëve kanë shprehur pakënaqësi me punën e ngadalshme në Rashkë, duke shtuar se nuk janë marrë disa mbetje mortore, edhe pse ato dolën në sipërfaqe. Por drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërrxhaliu, mohon një gjë të tillë, duke bërë të ditur se atje është duke u punuar, dhe se nuk ka mbetje mbi dhe. Gërxhaliu tutje sqaroi se deri më tani janë larguar me mijëra metra kub, por që hapësira ku po groposet është shumë e madhe.

“Asnjë pjesë nuk ka mbet kockore jashtë, por janë largu me shtresa kur të vini të premten e shihni. Tash jemi në atë fazën me brusha të jemi të qartë janë duke punuar edhe 2 eskavator. Jemi në pjesët anësore janë duke largu me mijëra kubik dhe kur të vini të premëtn keni me pa qafrë pune është duke u bërë aty”, tha Gërxhaliu.

Gjetaj ka bërë të ditur se për vitin 2014 janë të lokalizuara36 vende ku dyshohet për varreza masive, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Më Shumë

KEDS-i njofton për punime në rrjetin elektrik në Prizren

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet në rajonin e Prizrenit 05.09.2024 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1. NS 110/10kV Prizreni 3 Nga Dalja 10kV Zhupa –Stabiliment-Manasteric  do të ndërprehen nga...

Nderohet Dr. Tyrhan Kosova

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren mbajti një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Tyrhan Kosova, internist-endokrinolog...

Lajmet e Fundit