14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

“Fast & Furious 7” po mbush kinemanë në Prizren

Pohimet se për shkak të mundësisë që ofrojnë rrjetet kabllore televizive, kinemaja tashmë ka humbur vizitorët në Prizren, më së i miri i ka demantuar hapja e kinemasë moderne “Doku Kino” dhe shfaqja mbrëmë e premierës së filmit “Fast & Furious 7”, me regji të James Wan.

Kinemaja që funksionon në kuadër të kompleksit “Europa” ishte përplot me shikues, pjesa më e madhe e të cilëve ishin grup-mosha të reja, që janë adhurues të artit filmik.

Salla ishte e stërmbushur në të dyja terminet me shikues, ku kërkohej një ulëse më tepër, ndërsa edhe për sonte sipas organizatorëve biletat tashmë janë shitur. Eroll Bilibani menaxher në “Doku Kino”, tha për “Zërin” se për shkak të interesimit të madh që ka zgjuar filmi, biletat janë shitur për dy netët e para, ndërsa ka interesim edhe netët tjera.

Filmi, që zgjat mbi dy orë në zhanrin aksioni, krimi dhe triller po jepet në dy terminë.

Seria e shtatë e filmit “Fast & Furious” i është dedikuar aktorit të ndjerë, Paul Walker, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike. Në skenën e përfundimtare të filmit, nga aktori përshëndetet Vin Diesel, por edhe i tërë ekipi.

Gjimnazistët Alban Gegollaj e Miran Krasniqi, kanë dalë nga kinemaja me mbresa të shumta pasi kanë përcjellë filmin, që siç thanë shpesh i ka lënë pa frymë. “Ka pasur shumë skena interesante dhe të shpejta e me aventura marramendëse në drejtimin e veturave, andaj shpesh kemi menduar se po shohim diçka të drejtpërdrejtë”, thanë ata.

Sipas të dhënave filmi ka sjellë përfitime të shumta nga shitja e biletave në të gjithë botën.

Skena e fundit është më mbresëlënëse dhe në të Diesel i thotë lamtumirë vëllait të tij, siç e ka quajtur Paul Walker, i cili humbi jetën në nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik./Zëri/

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur në Prizren. Rasti po hetohet. Raporti i policisë Prizren 10.05.2024 – 16:30. Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë...

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Lajmet e Fundit