10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Fatmir Memaj ishte gjykuar edhe për një vepër tjetër penale

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Fatmir Memaj, nuk ishte akuzuar vetëm nga policët për kanosje.

Ai, është gjykuar edhe për një kanosje tjetër.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se drejtori Memaj, ka pasur tri lëndë, dy për vepra penale dhe një për kthim në vendin e punës.

“ Përveç lëndës me policët ku është dënuar me kusht në kohëzgjatje prej tre muajsh,personi në fjale është akuzuar edhe për një kanosje tjetër, por gjykata në këtë rast ka marrë aktgjykim refuzues”, tha Kicaj për “PrizrenPress”.

Kicaj nuk tregon në detaje se nga kush ishte akuzuar Memaj për kanosje.

Më 19 gusht të vitit 2017, Gjykata Themelore e Prizrenit e kishte dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej tre muajsh, drejtorin e ri të Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Fatmir Memaj.

Dënimi ndaj tij ishte shqiptuar për shkak se kishte penguar dy policë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas arsyetimit të gjykatës, Memaj i kishte kërcënuar ata pasi të njëjtit i kishin shqiptuar bashkëshortes së tij tiketën e kundërvajtjes, meqë po ngiste veturën e auto -shkollës pa licencë të instruktores.

Memaj është emëruar drejtor nga kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit