11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ferdije Zhushi- Etemi e Armend Muja dalin para Gjykatës

Ferdije Zhushi- Etemi e Armend MujaDy të ndaluarit nga operacioni i djeshëm i policisë dhe prokurorisë, Ferdije Zhushi- Etemi dhe Armend Muja, kanë dalë para gjyqtares së procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Alltëne Murseli.

Në këtë seancë, pritet që prokurori t’i kërkojë gjykatës caktimin e masës së sigurisë për dy të ndaluarit të cilët dyshohen për keqpërdorime brenda Agjencisë Kosovare të Akreditimit, raporton Kallxo.com.

Prokuroria dje ka thënë se për të pandehurit ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë dobi në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë, duke kërkuar përfitime në të holla nga disa pronarë të universiteteve private.

Më Shumë

Prizreni pjesë e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe klubeve të çiklizmit,...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Lajmet e Fundit