22.7 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Festa e Abetares u festua në Prizren

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar të premten manifestimin tradicional Festa e Abetares, me moton “Ne festojmë të bashkuar”, e cila është mbajtur në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren.

Në këtë manifestim, të pranishmëve u janë drejtuar me fjalë rasti, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini.

Ministri Bytyqi, pasi uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për këtë festë të rëndësishme, e cila shënon hapin e parë të fatosave drejt dijes, tha se, ndjehet i lumtur që në këtë ditë festojnë bashkë nxënësit nga të gjitha trojet shqiptare, brezi i cili do të ndërtojë të ardhmen e përbashkët.

/Epoka e re/

Më Shumë

Liria mposht KEK-un në Prizren

Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së pestë të kampionatit, duke triumfuar ndaj KEK-ut me rezultat 2:0 në stadiumin “Përparim...

Me kërkesë të avokatit ndërpritet gjykimi në rastin “Kobra”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Dibran Hoxha, avokatit Florent Latifaj, është ndërprerë gjykimi në...

Lajmet e Fundit