15.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Filharmonia e Kosovës mbyll sezonin te Lumbardhi në Prizren

Filharmonia e Kosovës do të mbajë koncertin përmbyllës të sezonit koncertal 2017/2018 “Nga Bota (e Vjetër) e Re” të premten në orën 20:00 te Lumbardhi në Prizren.

Në këtë koncert orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të performojë me pjesë nga “Gioachino Rossini (Uvertura “Ëilliam Tell”- Finale ), Rexho Mulliqi (Simfonia Nr. 1 – Allego), Fahri Beqiri (Poema dramatike “Skënderbeu”), Kreshnik Alickaj (Simfonia Nr. 2 – Koha e 3-të), Modest Mussorgsky (Nata në malin e zhveshur), Antonín Dvorak (Simfonia Nr. 9 në e – mol, “Nga bota e re”) me dirigjentët Baki Jashari dhe Hajrullah Syla.

Biletat shiten te Lumbardhi me çmim prej 2 euro, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Lajmet e Fundit