Fillon punën drejtori i ri i Mirëqenies Sociale në Prizren

Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Edmond Hoxha, ka filluar sot punën, një ditë pas emërimit nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.

Totaj i ka thur elozhe Hoxhajt.

Postimi i plotë

Zyrtarisht sot filloi punën si Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edmond Hoxha, ku kisha kënaqësinë ta prezantoja para ekipit të kësaj drejtorie.

z. Hoxha, vjen me një përvojë në institucione publike e private, që ka treguar sukses në menaxhim në të gjitha veprimtaritë që i ka kryer.

Drejtori Hoxha është ekonomist i diplomuar me titull “Master për Administrim Biznesi”, të përfunduar në Vjenë, Austri.

Mirë se vini në ekipin tonë z. Hoxha, që synim permanent ka lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit