4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Fjalë lindjeje

Ia fshinë lotët babait pas lindjes sime
e n’odën e burrave me plisa mbi kokë
këngës së gjyshit i thanë të ndalej.
Kisha lindur një frymë.

S’donin t’ ma puthnin syrin
n’ ditën e parë kur m’ shihnin t’ mallkuar
e as n’ agun e ri
lutjen e nënës që t’i qeshja jetës s’e dëgjuan.
M’ foli zana n’ vesh e s’të duan m’ tha.
Muret e kullës do t’ mbyllin brenda
e flokët edhe me gji t’ fryrë si djalë do t’i presin
por ti, qeshi jetës,
fijes s’kuqe jepi shpresë nga gjiri që do t’ dhunohet
e vetes mos ia bën varrin si to!
Ndonëse rrallë e përmallë edhe do ta puthin faqen
sërish, jeto nën robërinë e trarëve t’ kalbur
me ojat e një shamie zverdhur kohe!
M’ tha zana
e shkretë si unë
e duke m’ qeshur bëri rolin e një murgu.
Se je frymë
e për gjithçka do t’ mjaftojë dashuria e nënës.
Prajshëm mos e vra as ëndrrën e saj
siç bënë burrat që lutja për djalë s’iu dëgjua.

Nënës kush s’ia preku dorën
n’ vend shenjtoreje, grua djalli guxuan t’i thonë
duke m’ pasur n’ gji e duke m’ dhënë jetë.
K’shtu bënë egot e çmendura
t’ marrosur veçse do ma vinin emrin e nën’lokes
e ai i t’ parit burr’ që n’ femra kishte lëshuar urrejtje
sërish n’ kullë s’do ishte i thirrur,
n’ kullën tonë s’do kishte si ai trim pushke
e mua edhe ftohtësia e k’saj t’ fundit m’ vriste pak e nga pak.

Adelina XHAFERI

Më Shumë

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Lajmet e Fundit