Flasin për sigurinë në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, priti sot në takim zëvendës komandantin e KFOR-it në Kosovë, Mag. Waldner Anton. Ata biseduan për situatën e sigurisë në komunën e Rahovecit .

Vehapi tha se siguria në komunën e Rahovecit është e qetë dhe pa probleme të theksuara.

“Situata e sigurisë në komunën e Rahovecit është e qetë, nuk ka ndonjë problem të theksuar. Bashkëpunimi me LMT-në është i mirë dhe do të vazhdojë të rritet ky bashkëpunimi”, tha Vehapi.

Kurse nga ana e tij zëvendës komandantin e KFOR-it në Kosovë Mag. Waldner Anton, e siguroi kryetarin se LMT në Rahovec se do të vazhdojnë edhe me tutje qëndrimin e tyre.

“Bashkëpunimi i mirë i cili ka qenë deri me tani do të vazhdoj edhe më tutje, kurse sa i përket LMT-së zyra në Rahovec, ju siguroj se do të vazhdojnë edhe me tutje qëndrimin e tyre në komunën e Rahovecit”, u shpreh Anton.

Në fund të këtij takimi,kryetari në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë që ka komuna me KFOR-in, zëvendës komandantit i dhuroi një dhuratë me logon e komunës së Rahovecit. /PrizrenPress.com/

Vehapi-Waldner Anton1

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Subvencionet për kulturë në Prizren nxisin reagime, organizatat kërkojnë më shumë transparencë

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren ka shprehur së fundmi shqetësimin për mënyrën se si Komuna e Prizrenit po e trajton sektorin e...

Lajmet e Fundit