13.6 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Flet Ruzhdi Rexha: Pak besoj se Gjykata Speciale mund të zbardhë vrasjen e “Drinit”

Ruzhdi Rexha nuk beson shumë se Gjykata Special do të zbardhë vrasjen e vëllait të tij, Ekrem Rexha-‘Drini’. Ai thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar dy herë në gjetjen e versëve të “Drinit”.

“Nuk besoj se Gjykata Speciale do të zbardhë këtë vrasje. Ne si familje jemi të interesuar që të zbardhet vrasja e “Drinit” nga kushdoqoftë, mirëpo kemi pak shpresa se kjo mund të bëhet nga ndërkombëtarët”, thotë Rexha për “PrizrenPress”.

Gjykata Speciale këtë vit pritet të krijohet në Kosovë. Kjo gjykatë do të hetojë rastet e krimeve nga periudha janar 1999-dhjetor 2000.

Javën e kaluar në Prizren është shënuar 15 vjetori i vrasjes së “Drinit”.

Komandati i UÇK-së Ekrem Rexha-‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Ndërkaq, vëllai i “Drinit”- Ruzhdi Rexha thotë se dështimi i organeve ndërkombëtare për të zbardh këtë vrasje, krijon skepticizëm edhe tek Gjykata Speciale.

“Në atë kohë ishte UNMIK-u. Edhe pse i mbajti dy procese, dështoi në zbardhjen e vrasjes së ‘Drinit’. Ne jemi djegur dhe nuk e di a mund t’i besojmë më profesionalizimit të drejtësisë ndërkombëtare”, shprehet ai për “PrizrenPress”.

Rexhaj tregon se dëshira e tij dhe familjes ka qenë që kjo vrasje të zbardhet nga organet e drejtësisë vendore.

“Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë që kjo vrasje të zbardhet nga organet tona. Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje. Për ne është e rëndësishme që të zbardhet vrasja,pavarësisht se kush e bënë vendorë apo ndërkombëtarë“, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Nezir Çoçaj sqaron takimin me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj: Ishte kafe miqësore, jo marrëveshje politike

 Pas publikimit të fotografisë së takimit të tij me deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, kandidati i Nismës Socialdemokrate për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nezir...

Lajmet e Fundit