4.2 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Fletëvotimet veç sipas Ligjit

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka dashur të komentojë mundësinë që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për mënyrën e hartimit të fletëvotimeve neutrale sa i përket statusit të Kosovës.

Ajo ka thënë se KQZ do të veprojë vetëm sipas Ligjit dhe nuk do të përzihet në çështjet politike.

“Ne do të veprojmë vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës. Asgjë tjetër”, ka thënë Daka, në një prononcim për Gazetën Express.

“Nuk dua të komentoj kurrfarë deklarate”, ka shtuar ajo.

Bekim Collaku, Këshilltar i Lartë i Kryeministrit të Kosovës ka thënë se për fletëvotimet do të vendosë KQZ.

Ditëve të fundit është kërkuar nga Kosova të hartojë fletëvotime neutrale sa i përket statusit në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e serbeve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Madje, zyrtarët e OSBE’së kanë thënë se presin nga Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për të tejkaluar edhe problemin e fletëvotimeve.

Por, Kryetarja e KQZ’së ka këmbëngulur se gjithçka do të bëhet sipas ligjeve që janë në fuqi.

“Do të shohim se si është në ligj dhe ashtu do të bëhet me fletëvotime”, ka premtuar ajo.

Për këtë çështje, ka folur edhe anëtari i KQZ’së Florian Dushi, në një intervistë për Express, të enjten.

“Sa i përket fletëvotimeve, ajo mund të jetë diskutuar në nivele të ndryshme, por jo në KQZ. KQZ, pas tërheqjes së shortit do të miratojë dizajnin përfundimtarë të fletëvotimeve, që besoj se nuk do të jetë i ndryshëm nga ajo çfarë i kemi pasur deri më sot”, ka thënë ai.

Zyrtarët serbë kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse në fletëvotime është e vendosur edhe stema e Republikës së Kosovës, ndërsa zyrtarët e Kosovës kanë thënë se fletëvotimet do të jenë me shenja te Republikës

Më Shumë

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

“Bereqeti” shpërndan hurma për punëtorët e administratës në Dragash

Drejtori i Administratës Komunale, Veton Halili, sot shpërndau rreth 60 pako me hurma për punëtorët e administratës komunale në emër të shoqatës “Bereqeti”, e...

Lajmet e Fundit