16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Forumi Transparenca: Kryetar rihapi takimet e Ekzekutivit

Ramadan Muja 2Forumit Transparenca në Prizren, I ka bërë thirrje kryetarit të Komunës, Ramadan Mujës, që t’i rihapë takimet e Ekzekutivit.

Përfaqësuesja e Forumit Transparenca, Elmedina Baxhaku tha se kryetari i Komunës së Prizrenit edhe në mandatin e tij të tretë të qeverisjes vazhdon praktikën e takimeve të mbyllura me drejtorët.

“Mbyllja e takimeve të ekzekutivit ka qenë njëra ndër veprimet më kundërthënëse dhe njëkohësisht më dëmtuese për demokracinë lokale, që është ndërmarrë në mandatit e dytë të kryetarit. Që nga marrja e një vendimi të këtillë, asnjëherë nuk është dhënë një arsyetim i artikuluar dhe bindës për arsyeshmërinë e kësaj mbylljeje”, tha Baxhaku.

“Kjo praktikë, e cila bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente është dëshmia më e mirë se komuna e Prizrenit po dështon në promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë. Në takimet e kryetarit të komunës me drejtorët komunalë, merren vendimet më të ndieshme rreth menaxhimit të buxhetit komunal”

“Forumi Transparenca shpreh pakënaqësinë dhe mospajtimin e vet në lidhje me pamundësinë e mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të marrë pjesë në takimet e kryetarit të komunës me drejtorët komunalë. Kjo mbyllje e vendimmarrjes komunale është pengesë direkte ndaj punës së këtyre akterëve, të cilët kanë për qëllim rritjen e informimit publik”.

“Për këtë arsye, Forumi Transparenca i bën thirrje kryetarit të komunës së Prizrenit që sa më parë të anulojë vendimin për mbylljen e takimeve të ekzekutivit dhe t’i rihapë ato duke u mundësuar pjesëmarrjen gazetarëve, monitoruesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve. Çdo vonesë e kryetarit të komunës për realizimin e kësaj kërkese është dështim për të promovuar një standard elementar të qeverisjes transparente dhe cënim i së drejtës së qytetarëve për informim”.

“Forumi ‘Transparenca’ është trup joformal i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike dhe misioni i tij është koordinimi i veprimeve të këtyre akterëve për të rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

,

 

Më Shumë

Drini i Bardhë pëson humbje të thellë në shtëpi ndaj Lepencit

Drini i Bardhë u mposht në shtëpi nga KF Lepenci me rezultat 2:6 në ndeshjen e radhës të Ligës së Dytë të Kosovës, raporton...

Posta e Prizrenit mirëpret vogëlushët e kopshtit “Mini Mouse” dhe nxënësit e shkollës “Mati Logoreci”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Postës, Zyrës Postare Prizren 1 i është dhuruar një atmosferë e veçantë, ku fëmijët...

Lajmet e Fundit