10.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Fshati Ljare, vendlindja e Gjon Buzukut një mrekulli më vete (FOTO)

Këtë vend Prelvukaj e viziton për të pestën herë radhazi ku me këtë rast ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale disa fotografi mahnitëse të këtij vendi dhe gjithashtu ka bërë thirrje që ky vend të vizitohet sa më shumë nga shqiptarët me idenë se rritja e turistëve atje ndal zbrazjen apo asimilimin e tyre.

“Ky vend është fshati Ljare. Është ndër fshatrat më të bukura që flasin shqip. Ndodhet në krahinën e Shestanit pranë Liqenit të Shkodrës dhe shkon me Komunën e Tivarit.

Fshati Ljare është vendlindja e Gjon Buzukut, njeriut që botoi veprën e parë në gjuhen shqipe. Jo larg nga Ljarja janë edhe fshatrat Muriqi, Besa, Gurza, Shestani i epërm etj, dhe përbëjnë një bashkësi vendbanimesh të vjetra me trashëgimi kulturore të pasur, të banuara të gjitha me shqiptarë. Nga këtu, me origjinë janë edhe kolonia e shqiptarëve të Zares në Kroaci.

Duhet ta vizitoni këtë krahinë! Njerëzit, ata që kanë mbetur, janë shumë të mirë dhe mikpritës.
Rritja e turistëve shqiptarë atje ndal zbrazjen apo asimilimin e tyre.
Për mua është hera e pestë aty”, ka shkruar Prelvukaj.

Më poshtë po ju sjellim edhe fotografitë e postuara nga Genc Prelvukaj. / KultPlus.com

Më Shumë

Kryeministri Kurti zbuloi pllakën përkujtimore të masakrës së Pastaselit

Në 24-vjetorin e Masakrës së Pastaselit, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe te lapidari dhe varrezat e dëshmorëve. Së bashku me tre të mbijetuarit e kësaj...

Braziliani i martuar me gjashtë gra, planifikon të bëjë fëmijë me secilën

Një burrë me gjashtë gra thotë se ka në plan të bëjë fëmijë me secilën prej tyre nëpërmjet nënave surrogate në mënyrë që asnjëra...

Lajmet e Fundit