Disa fshatra të komunës së Dragashit po përballen me mungesë të energjisë elektrike në këto ditë dimri. Banorët ankohen se kjo gjendje nuk është vetëm këto ditë, por edhe gjatë vitit.
Fshati Restelicë i komunës së Dragashit ka ditë që nuk furnizohet rregullisht me energji elektrike. Banorët e këtij fshati shprehin shqetësimin e tyre, pasi sic rrëfejnë ata, kjo nuk po ndodh vetëm tani, por pothuajse gjatë gjithë vitit.
“Prej dy-tri ditësh nuk ka rrymë. Mishin po detyrohemi ta hedhim, pasi po prishet”, thotë një banor.
“Rreth 48 orë jemi pa energji elektrike dhe po jetojmë me qirinj”, shprehet një tjetër.
“Rryma është problem i madh këtu. Askush nuk na jep sqarime të sakta, disa thonë se janë reduktime”, tregon një banor tjetër.
“As për Vitin e Ri nuk kemi pasur rrymë dhe as sot nuk kemi. Nuk e dimë se çfarë po ndodh”, pohon një qytetar.
“Gjendja është katastrofale. Rryma vjen një orë dhe mungon për 15 të tjera. Kështu është pothuajse gjatë gjithë vitit”, shprehet një banor.
Fshati Restelicë si njëri ndër fshatrat më të thella malore, nxehet me dru, por, dëmet në ushqime për shkak të mungesës së rrymës janë të mëdha, ankohen banorët.
“Rreth 90 për qind e fshatit ngrohet me dru. Para dy ditësh jam detyruar ta hedh të gjithë mishin që kisha në frigorifer”, thotë një banor.
Pothuajse e njëjtë është situata edhe në Krushevë të dragashit, ku siq deklaron Behar Brenolli përfaqësues i këtij fshati, për vitin 2025, 316 orë e 30 minuta ka pas ndërprerje të rrymës elektrike.
Ndërkohë, në verën e kaluar KEDS ka filluar investimet në rrjetin elektrik, por projekti është dyvjeçar, ndërsa pritet të përfundojë në fund të vitit 2026.
Gjithsesi, RTK disa herë është munduar që të kontaktojë me KEDS-in për gjendjen në këtë trevë të Dragashit, por qasja e tyre ka qene e pamundur.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren