9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

FSK me uniforma të reja, tash me llogon FAK

FSK-marrshFSK ka nënshkruar tender 390 mijë euro për uniformat e reja solemne dhe ato të punës. Këto uniforma do t’i bartin edhe ushtarakët e Forcës së Armatosur të Kosovës pas krijimit të saj.
Garda ceremoniale dhe orkestra frymore e FSK-së më nuk do të dalin me uniformat që kanë. Jo vetëm këta por edhe të gjithë pjesëtarët e FSK-së në ndonjë pritje zyrtare, festë apo ditë të veçantë nuk do të duken me uniformë kamuflazhi.

Për ta po përgatiten uniformat e reja ceremoniale. Ministria e FSK-së që të ardhmen pritet të jetë Forcë e Armatosur e Kosovës ka nënshkruar një tender prej 390 mijë eurosh për furnizim me uniforma solemne.

Por nuk është vetëm kjo. FSK do të ketë edhe uniforma të punës, që dallojnë nga ato të kamuflazhit që ushtarët e FSK-së bartin kur dalin në teren. “Tribuna” ka siguruar edhe fotografitë se si do të duken uniformat solemne dhe të punës për pjesëtarët e FSK-së. Ndryshimi i uniformave solemne dhe të punës konfirmohet edhe nga zyrtarë të Ministrisë së FSK-së.

“FSK-ja deri më tani nuk ka pasur uniforma unikate solemne as uniforma të punës unikate. Për këtë qëllim, ministria për FSK dhe FSK-ja ka ngritur grupin punues për dizajnimin e uniformave ceremoniale dhe të punës për pjesëtarët e FSK-së(oficerë dhe nënoficerë) që do të jenë të angazhuar të punojnë në ministri dhe pranë shtabeve”, tha për gazetën “Tribuna” drejtori i zyrës për media Ibrahim Shala.

Sipas Shalës FSK-ja në vitin 2012 ka dizajnuar dhe prodhuar uniformën unike të terrenit(kamuflazhit), dhe tani është në proces të punës për prodhimin dhe pajisjen e pjesëtarëve me uniforma ceremoniale dhe të punës. “Meqenëse uniformat ekzistuese kanë qenë donacion, dhe për këtë qëllim ne duam që të tri uniformat t’i kemi unikate, identifikuese dhe të dallueshme nga çdo ushtri tjetër”, tha Shala.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Lajmet e Fundit