Kosova e pret Greqinë sonte në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ku do të përballët me Greqinë. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Sikur Kosova, ashtu edhe Greqia në ndeshjen e parë kanë ndarë pikët me dy kundërshtarët e tyre.

Greqia shihet si favorit në përballjen ndaj Kosovës, ndërsa “Dardanët” kërkojnë tri pikët e para në këtë kompeticion.

Kosova në këtë përballje do të ketë shumë mungesa të yjeve si  Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala. Këto mungesa vijnë si rezultat pasi që Kosova shihet si zonë me rrezikshmëri të lartë të infektimit me virusin korona dhe nëse do të udhëtonin për në Kosovë, pas kthimit do të karantinohëshin për dy javë.

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lajmet e Fundit