3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Fury i thur lavde Wilderit: Është kampion i madh

Më 22 shkurt, në Las Vegas, do të zhvillohet dueli i madh i peshave të rënda në boks mes kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder (kategoria WBC) dhe sfidantit britanik Tyson Fury.

Ky i fundit, në një deklaratë për mediat ka folur me superlativa për rivalin.

“Edhe pse e urrej këtë njeri, numrat nuk gënjejnë. Është një boksier që fiton me KO në Divizionin tonë. Nuk kisha dueluar kurrë më parë ndaj një boksieri të tillë. Ai desh më mundi me KO në sfidën e parë”, tha Fury.

“E dëshiroja një duel të tillë, ne jemi të dy të pamposhtur në ring. Deontay ka një fuqi të jashtëzakonshme. Në mund të shajmë njëri-tjetrin, por edhe e respektojmë njëri-tjetrin, ai e ka mbrojtur titullin 10 herë, duke thyer rekorde”, u shpreh Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë.

Britaniku i qëndroi deklaratës se do ta hedhë “KO” Wilder brenda dy raundesh.

“Do ta mbaj premtimin. Unë kisha një strategji në sfidën e parë që nuk funksionoi. Barazimi për mua është një humbje, këtë gjë duhet ta bëjë edhe ai. Unë jam i aftë të fitoj me KO e kam konfirmuar këtë gjë në ring. Por unë kam një armë më shumë. Askush nuk më afrohet për sa i përket zemrës dhe vendosmërisë që kam unë në ring, kështu do ta fitoj këtë sfidë”, tha Fury.

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në Prizren dhe Suharekë

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A  në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vijuar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë paguar...

Lajmet e Fundit