36.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Fushatë para fushatës!?

PDK-fushatFushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2013, zyrtarisht fillon të hënën më 25 nëntor, por subjektet takimet me qytetarë, pjesëmarrja në debate, shpalosja e programit në shumë mënyra, konsiderohet nga shoqëria civile si fushatë e pastër politike ndaj këshillojnë që kjo të ndërpritet.

Në anën tjetër, subjektet politike nuk pranojnë se po bëjnë fushatë. Ato thonë se kandidatët duhet të jenë gjithmonë pranë qytetarit.
Vjosa Osmani, nga LDK-ja, thotë se kjo që po bëjnë kandidatët është krejt normale. Sipas saj, kandidatët mund të takohen me qytetarët, të shpalosin programet e tyre dhe kjo nuk paraqet probleme as me ligjin.

Ndërsa, Ardian Gjini nga AAK-ja vlerëson se takimet me qytetarët nuk janë fushatë, derisa nuk mbajnë tubime të mëdha, nuk bëjnë reklama në televizione e të ngjashme.

Edhe Adem Grabovci nga PDK-ja vlerëson se nuk po bëhet fushatë. Sipas tij, nëse vërehet diçka e tillë, KQZ-ja duhet të merr masa ndëshkuese.

Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë vetëm një kandidatë në raundin e dytë të zgjedhjeve, thonë se ata kanë shprehi që të takohen me qytetarët vazhdimisht e jo veç kur ofrohet fushata. Për Armend Shkoza, nga kjo Lëvizje, thotë se shqetësuese është që kandidatët që janë aktualisht në pushtetin lokal, “po shfrytëzojnë asetet publike dhe me paratë publike bëjnë fushatë”.

Ndryshe nga subjektet politike mendon shoqëria civile. Driton Selmanaj nga KDI thotë se qyshkur ka filluar reforma elektorale, kanë kërkuar që të vendosen masat sanksionuese për subjektet që nuk e respektojnë afatin paraparë për fushatë. Sipas tij, fushatë jo vetëm që po bëhet në periudhën mes dy raundeve të zgjedhjeve por “është bërë edhe me muaj të tërë para zgjedhjeve të 3 nëntorit”.

“E njëjta praktikë po vazhdon edhe pak përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, përkundër që kemi vendim që fushata është vetëm pesë ditë… Është fushatë e pastër politike dhe kjo praktikë duhet të merr fund: duhet respektuar koha dhe rregullat që janë përcaktuar, qoftë nga KQZ-ja, qoftë nga Kuvendi”, thotë ai.

Ditë më parë ishte vet anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi, ai që kërkoi që të përcaktohet data e fushatës sa më shpejtë, në mënyrë që të vëzhgohen dhe të merren masa ndëshkuese ndaj atyre që po bëjnë fushatë para fushatës. Gjoshi pati thënë se po bëhet më shumë se fushatë dhe meqë data zyrtare e saj nuk është caktuar, atëherë ligjërisht nuk mund të merren masa ndaj tyre.

Tashmë është bërë zyrtare që fushata do të fillojë më 25 nëntor, do të zgjatë pesë ditë, të shtunën do të ketë heshtje, ndërsa të dielën më 1 dhjetor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar në disa nga komunat e Kosovës, në të cilat në rrethin e parë asnjë nga kandidatët nuk ka siguruar më shumë se 50 për qind të votave të votuesve. /KP/

Më Shumë

Ministrja Haxhiu reagon për dhunën ndaj grave, rastin e vajzës së rrahur në Prizren e paraqet në polici

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e saj për rastet e dhunës ndaj grave, përcjell KultPlus. Ky reagim vjen pasi Haxhiu pa një...

Zelensky dhe Guterres takohen në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Lviv. Duke shkruar në Telegram, Zelensky tha pas bisedimeve se...

Lajmet e Fundit