24.1 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025

Futbollisti ukrainas që “tradhtoi” Ukrainën dhe vazhdon të punojë për rusët – do t’i hiqen të gjithë titujt

Pas pushtimit rus të Urkainës, shumë sportistë ukrainas dhe jo vetëm, u larguan nga Rusia, por të njëjtën gjë nuk e bëri ish-futbollisti shumë i njohur i këtij vendi, Anatoliy Tymoshchuk.

Tymoshchuk aktualisht është ndihmës trajner i skuadrës ruse, Zenit Shën Petersburg, i cili refuzoi të largohej nga Rusia, pavarësisht se atdheu i tij po pushtohet nga forcat ruse.

Kjo gjë i ka mërzitur shumë bashkëkombësit e tij, derisa Shoqata e Futbollit të Ukrainës mendojnë t’i heqin atij nderimet dhe njohjet nga kombëtarja e futbollit të Ukrainës.

Ndaj janë propozuar një sërë sanksionesh, nëse 42-vjeçari nuk ndryshon qëndrim:

  1. Heqja e licencës së trajnerit
  2. Heqja e të gjitha çmimeve shtetërore dhe titujve të nderit
  3. Duke i hequr të gjithë titujt kombëtarë të fituar me klubet ukrainase
  4. Heqja nga lista zyrtare e lojtarëve që kanë përfaqësuar kombëtaren e Ukrainës

Ndërkohë, Evgeniy Levchenko, ish-futbollist ukrainas, ka kritikuar shokun e tij të dikurshëm, duke kërkuar më shumë shpjegime rreth qëndrimit të tij.

“Si mund të vazhdosh të punosh atje? Kemi luajtur së bashku në të njëjtën skuadër, e kemi veshur këtë fanellë me nder dhe krenari, e kemi kënduar himnin, kemi fituar e kemi humbur. Dhe tash po qëndron i heshtur? Tolik, si mund të jetosh me këtë pjesë?”, ka pyetur Levchenko.

Kutjojmë që Tymoshchuk mban rekordin me më së shumti paraqitje për kombëtaren e Ukrainës, me 144 gjithsej.

Ai gjithashtu fitoi shumë trofe me klubin ukrainas të Shakhtar Donetsk, përpara se të largohej drejt Zenit-it në Rusi, e më pas u transferua te Bayern Munih.

Çmimet individuale të Tymoschuk përfshijnë fitimin e futbollistit ukrainas të vitit në 2002, 2006 dhe 2007, si dhe njohjen si një nga tre lojtarët më të mirë të vendit, të të gjitha kohërave në vitin 2011.

Atij iu dha gjithashtu “Urdhri Ukrainas i Trimërisë III” në 2006 dhe u emërua qytetar nderi i vendlindjes së tij Lutsk në vitin 2008.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Zbulohen rrjetet e kontrabandës me emigrantë në Vërmicë: Dhunë, kërcënime dhe milionat që qarkullojnë

Është transmetuar hulumtimi i cili shfaq prova filmike për rrjetet e rrezikshme të kontrabandës me emigrantë në Vërmicë. Në këtë pjesë kufitare mes Kosovës dhe...

Shaqir Totaj sërish u nominua nga PDK-ja si kandidat për kryetar të Prizrenit

Shaqir Totaj do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të...

Lajmet e Fundit