11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Gajshtë muaj më parë në Kosovë u konfirmuan dy rastet e para me Covid 19

Para gjashtë muajve në Kosovë u shënuan dy rastet e para me Covid 19. So gjashtë muaj pas, vendi numëron afto 600 të vdekur e 14 mijë e 239 persona të prekur nga koronavirusi. Raste aktive janë 2 mijë e 705 raste.

Por me 13 mars, atëhere kur Kosova shënpi rastet e para me Covid 19, të prekurit ishin një nga Klina e një nga qyteti i Vitisë.

Që nga ajo kohë, gjithsej 14 mijë e 566 persona në Kosovë janë infektuar me këtë virus, nga 57 mijë e 239 persona të dyshimtë.

Deri më sot, zyrtarisht si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 589 persona. Ndërkohë janë shëruar 11 mijë e 272 persona nga të infektuarit. Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 705.

Ditëve të fundit në vend është shënuar rënie e lehtë e rasteve me COVID-19, megjithatë shifrat e të vdekurve akoma mbeten shqetësuese.

Rënia e numrit të rasteve është cilësuar si shumë pozitive nga akterë të institucioneve shëndetësore, të cilët thonë se Kosova tani qëndron më mirë se vendet e rajonit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën e 12 shtatorit se tre persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 70 të infektuar me koronavirus. Numri i ri i rasteve vjen pas testimit të 633 mostrave.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se edhe 122 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 2,705./GazetaExpress/

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit