Gashi: Vetëvendosje e LDK kanë pasur fushatë mashtruese, po tregohen oportunistë

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka pranuar në Interaktiv të KTV-së se zgjedhjet e 6 tetorit e ka zënë në befasi këtë parti.

“Duke pas parasysh se ka qenë zgjedhje të papritura, është sukses që PDK-ja përveç që e ka ruajtur elektoratin e vet edhe e ka rrit atë. Ne nuk kemi pas një frymë apo kauzë, e cila do të na mbështeste, por kemi pas një elektorat stabil”, ka thënë ai.

Gahsi ka thënë se LDK e LV e kanë pasur frymën e ndryshimit, për çka ai është i bindur se është e rritur më shumë sesa baza elektorale e këtyre dy subjekteve.

“Koalicioni që është quajtur i shpresës, po e vërtetojnë që janë koalicion fiktiv sepse s’ka të bëjë asgjë me shpresën. E kanë marrë votën e frymës dhe janë aty ku janë sot. Por subjektet maten nga vota stabile që e kanë, dhe ne këtë votë e kemi ruajtur. Ato kanë pasur një fushatë mashtruese”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se PDK-ja ka pranuar pozicionin në të cilin e ka vendos qytetari me votë.

“Kemi thënë se do të bëjmë opozitë këtë mandat nëse këto arrijnë ta bëjnë qeverinë dhe sado që arrijnë ta mbajnë nëse e bëjnë. Ne do të përgatitemi që ta kthejmë pushtetin në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se po sheh që LV e LDK nuk janë të gatshme për t’u bërë bashkë vetëm për një a dy pozita.

“Për më shumë se një muaj nuk janë marrë vesh për ministri, e kur janë marrë vesh për ministri posti i presidentit po i mban peng”, ka thënë Gashi, duke shtuar se edhe Kurti edhe Mustafa po tregohen oportunistë.

“E vërtetë që edhe neve na ka marrë kohë ndarja e pushtetit e formimi i qeverisë. Por këta kanë thënë se ‘ne jemi ndryshe’. Z. Kurti ka thënë se vetëm 72 orë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor u mjaftojnë për ta bërë koalicionin. Qytetarët po pyesin ku është sot koalicioni”, ka thënë ai.

Duke folur për atë se ku mund ta përkrahin Qeverinë e mundshme LV-LDK, Gashi ka thënë se PDK-ja i ka qëndrimet e qarta për temat e mëdha.

“Përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë. Ne jemi për arritjen e marrëveshjes. Nuk e ndërrojmë qëndrimin për çështje të mëdha, pavarësisht pozicionit në të cilin gjendemi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të bashkëpunojnë me AAK-në dhe të gjitha subjektet në opozitë.

“Ne i prijmë opozitës dhe opozitën do ta bëjmë bazuar në programin tonë politik”, ka thënë ai.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit