10.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Gerard Depardieu akuzohet nga 13 gra për përdhunim

Aktori Gerard Depardieu është akuzuar për sulme seksuale ose ngacmime nga 13 gra, sipas një hetimi nga portali francez i lajmeve Mediapart.

Gratë pretendojnë se ylli i përqafoi, i futi duart në të brendshme dhe bëri komente të turpshme, tha faqja.

Incidentet dyshohet se kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit në filma dhe televizione, ose në vende publike.

Një avokat i Depardieu, i cili është tashmë 74-vjeçar, tha se ai “mohon zyrtarisht të gjitha akuzat që mund të bien nën ligjin penal”.

Aktori i nominuar për Oscar dhe Bafta është i njohur për filmat duke përfshirë Jean de Florette, Green Card dhe Cyrano de Bergerac.

Akuzat vijnë dy vjet pasi ai u vu nën hetim penal për përdhunim, të cilin ai e ka mohuar.

Në hetimin e Mediapart, një person tjetër në një set filmash tha se ai vuri dorën nën fustanin e saj përpara se të përpiqej të “rrëshqiste për të arritur tek mbadhjet”.

Kur ajo ia largoi dorën, ai u bë agresiv dhe u përpoq përsëri, pohoi gruaja.

Një tjetër përshkroi sesi aktori e pati kapur nga beli në mes të xhireme, me një “dorë endacake” dhe “përfundoi duke e vënë dorën mbi barkun e saj në një mënyrë këmbëngulëse”.

Një grua tjetër, tha se ai u përpoq të “fuste dorën në organet e saj gjenitale” gjatë një skene ku filmohej në mes të një turme.

Në një rast tjetër, i shoqëruar nga një burrë që e prezantoi si producent, dyshohet se aktori e ka kapur nga pas dhe “i ka fërkuar ijët, barkun dhe gjoksin”.

Shumë nga gratë i thanë Mediapartit se ishin të shokuara që nuk u ndërmor asnjë veprim në sheshe filmash, me sjelljen e tij të supozuar që tolerohej apo madje pritej me të qeshura.

“Të rriturit lejuan një aktor të më përkëdhelë gjoksin para të gjithëve”, tha një aktore, e cila në atë kohë ishte 17 vjeç.

Zyra e prokurorit të Parisit i tha agjencisë së lajmeve AFP të mërkurën se “nuk kishte marrë asnjë ankesë të re deri më sot”.

Depardieu mbetet nën hetim për përdhunimin e dyshuar të një aktoreje në vitin 2018.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post

Më Shumë

Lajmet e Fundit