9.4 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

“Gërsheta malli” nga Dijana Toska

dijana toskaLibrin e promovuan Teuta Agai- Demjaha, Lindita Ramushi -Dushku, ndërsa argjet nga libri i lexuan aktorja Teuta Ajdini- Jegeni dhe përcjellje në piano nga Nita Grubi. Dijana Toska u lind më 04.06.1965, në Shkup, ku jeton dhe vepron po në Shkup.
“Gërsheta malli” titullohet libri i promovuar nga autorja Dijana Toska, duke bërë kështu një ëndërr të saj realitet. Ngjarja është zhvilluar mbrëmë në Qendrën Informative Kulturore në Shkup.
Ky vëllim me poezi është libri i saj i parë edhe pse më herët ka shkruar poezi për fëmijë dhe për të rritur. Publiku e njeh si tekstshkruese të këngëve për fëmijë, të cilat janë promovuar nëpër festivalet e ndryshme si në Maqedoni po ashtu edhe në Kosovë.

Përmes këtyre vargjeve shprehet nostalgjia dhe dëshira për gjërat themelore si dashuria, respekti i ndërsjellë, qetësia dhe paqja kolektive, të gjitha ato gjëra cilat i bëjnë njerëzit të ndjehen të lumtur ndërsa nga ana tjetër në disa nga poezitë është shprehur indinjata për ato veti të këqija të cilat fshihen tek njeriu, e ato padyshim që janë zilia, zemërligësia, mëkati dhe lakmia. Librin e promovuan Teuta Agai- Demjaha, Lindita Ramushi -Dushku, ndërsa argjet nga libri i lexuan aktorja Teuta Ajdini- Jegeni dhe përcjellje në piano nga Nita Grubi. Dijana Toska u lind më 04.06.1965, në Shkup, ku jeton dhe vepron po në Shkup.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Shkup ndërsa shkollimin sipëror në Tetovë në USHT ku merr titullin profesional Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Studimet pasuniversitare i përfundon në UEJL-Tetovë, në Fakultetin e Shkencave politike dhe administratës publike, drejtimi Diplomaci ku merr titullin Magjistër i Diplomacisë, në vitin 2012. / KultPlus.com

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari se ia vodhi portofolin një qytetari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për vjedhjen e një portofoli nga një qytetar. Sipas Policisë, i dyshuari u identifikua dhe arrestua nga...

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Lajmet e Fundit