25.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Gërxhaliu: Është çështje urgjente miratimi i buxhetit për vitin 2020

Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se është çështje urgjente të miratohet buxheti i vitit 2020.

“Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë çdo gjë për të miratuar buxhetin e vitit 2020, edhe nëse nuk krijohet qeveria e re”, i tha ai sot RTK-së.

Sipas tij tani Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe kjo jep mundësi që të dilet nga bllokada e cila mund të ketë pasoja të rënda.

“Nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, më së shumti do të dëmtohen bizneset e vendit, të cilat do të duhet të marrin kredi në banka”, tha ai.

Gërxhaliu vlerësoi se buxheti i vitit duhet të orientohet në zhvillim.

“Sektori privat do të pësojë më së shumti nga mungesa e miratimit të buxhetit të Kosovës dhe se bankat në Kosovë do të jenë përfituese në këtë situatë sepse bizneset do duhet të hyjnë në kredi të shumta për të operuar pasi, siç dihet sektori private është shtyllë kryesore e ekonomisë së Kosovës” tha ai.

Kosova ka miratuar vetëm kornizën afatmesme të shpenzimeve 2020–2023, e cila paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të duhej të hartohej buxheti vjetor për vitin 2020. Sipas kësaj kornize, buxheti i Kosovës parashihet të jetë rreth 2.4 miliardë euro.

Më Shumë

Akaki Khorava, gjeorgjiani që luajti Skënderbeun- dikur i dashur, por sot i harruar…

Nga Elis Kullo (Marrë nga ObserverKult) Nëse ka një grup personash, të cilët shoqëria shqiptare i ka lënë në harresë, njëri ndër ta është padyshim...

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje

Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin...

Lajmet e Fundit