Gjatë pandemisë Gjykata në Dragash ka pranuar gjashtë padi dhe tre shkresa tjera

Që nga 16 marsi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mori vendim që të reduktojë esencialisht të gjitha aktivitetet në kuadër te KGJK-së dhe të gjitha gjykatave në Kosovë, si pasojë e pandemisë Covid-19, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, deri më sot janë pranuar nëntë shkresa të ndryshme.

Për më shumë se dy muaj, kjo gjykatë ka pranuar gjashtë padi të reja, për çështje të ndryshme, dy kërkesa për urdhër mbrojtës dhe një kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur gjyqtarja mbikëqyrëse e kësaj dege, Sabaheta Kurteshi.

Ajo bëri të ditur edhe se, gjatë kësaj periudhe, janë mbajtur edhe dy raste të dhunës në familje.

“Jemi duke punuar vazhdimisht. Kërkesa për paraburgim nuk kemi pasur, ndonëse gjatë karantinës në procedurë të rregullt janë duke u mbajtur dy raste të dhunës në familje. Mirëpo kemi pranuar kërkesa të tjera”, ka thënë gjyqtarja Kurteshi. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit