-1.1 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

Gjindet në Prizren automjeti-kombi i vjedhur në Klinë si dhe bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq

Me datë 18 Janar 2023, rreth orës 05:15, është raportuar për një automjet-kombi të dyshimtë  të ndaluar në autostratë në afërsi të fshatit Novakë, KK Prizren.

Patrullat Policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kanë dal në vendngjarje.

Në vendngjarje është vërejt se në atë automjet janë tre bagëti (dy lopë dhe një viq). Derisa patrullat policore bashkë me Hetuesit ishin duke u marrë më rastin, në Stacionin Policor Prizren-Veri viktima nga fshati Smaq ka raportuar se nga persona të panjohur nga ahuri i tij i janë vjedhur bagëtia (dy lopë dhe një viq).

Pasi është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq.

Pasi që janë kryer procedurat e ekzaminimit bagëtia i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti-kombi është sekuestruar nga policia.

Në ndërkohë nga datat baza policor është gjetur se automjeti kombi Fiat Ducato, ngjyrë e bardhë e i cili është sekuestruar në autostradë, është raportuar i vjedhur  në fshatin Jashanicë-Klinë me datë 16.12.2022.

Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Hetimeve të Stacionit  janë duke hetuar rastin.

Automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë  do t’i kthehet pronarit.

 

Më Shumë

Shiten të gjitha biletat në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, janë shitur të gjitha biletat në Prizren, të parapara për klubin e Bashkimit. Për ndeshjen finale, FBK...

Aksident me fatalitet në Carralevë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë.   Rastin për PrizrenPress  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit. Bytyqi tha...

Lajmet e Fundit